---
description: Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, në takime të ndara...
title: LSDM dhe BDI caktojnë emrat e ministrave të qeverisë së re
image: https://resources.koha.net/images/2020/August/20/20ministrat1597915897.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# LSDM dhe BDI caktojnë emrat e ministrave të qeverisë së re

![](https://resources.koha.net/images/2020/August/20/20ministrat1597915897.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 20 gusht 2020 13:31
- Shpërndaje në:

- 20 gusht 2020 13:31
- Shpërndaje në:

Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, në takime të ndara në Shkup dhe Tetovë vendosën të mërkurën në mbrëmje për emrat e kandidatëve për ministra të kabinetit qeveritar.

Oliver Spasovski, aktualisht kryeministër i Qeverisë Teknike do ta marrë në drejtim Ministrinë e Punëve të Brendshme, post që e kishte mbajtur edhe para se të vinte në drejtim të ekzekutivit. Ministria e Jashtme do të drejtohet nga Bujar Osmani, i BDI-së, hera e parë që një shqiptar ka këtë post në Maqedoninë e Veriut. Nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, postin më të lartë në ekzekutiv nga radhët e BDI-së, do ta ketë Artan Grubi – bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit Ali Ahmeti – si zëvendës kryeministër i parë dhe drejtues i Ministrisë për Sistem Politik.

Nikolla Dimitrovi do të drejtojë Sekretariatin e Çështjeve Evropiane Radmilla Sheqerinska do të vazhdojë të mbajë postin e Ministres së Mbrojtjes dhe Venko Filipçe atë të Shëndetësisë. Bojan Mariçiç, këshilltar i zotit Zoran Zaev do të jetë në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Mila Carovska do të jetë ministre e Arsimit, ndërsa Irena Stefovska vjen në krye të Ministrisë së Kulturës. Jagoda Shahpaska, ish-deputete do të bëhet ministre e Punës dhe Politikës Sociale. Bllagoj Boçvarski nga kryetar i Komunës së Shtipit propozohet për ministër të Transportit dhe kryetari i Liberal-demokratëve Goran Milevski propozohet për ministër të Pushtetit Lokal, një post që e drejtoi edhe në qeverinë në largim.

Fatmir Bytyqi i LSDM-së do të jetë Zëvendës-kryeministër i ngarkuar për çështje ekonomike, ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Lupço Nkollovski, për Zëvendës-kryeministër që do të marrë në drejtim bashkërenditjen e shërbimeve inspektoriale dhe luftën kundër korrupsionit.

Nga BDI-ja, Fatmir Besimi propozohet për Ministër të Financave. Ai ka drejtuar në të kaluarën disa ministri dhe poste të tjera të larta. Kreshnik Bekteshi mbetet në Ministrinë e Ekonomisë, teksa Naser Nuredini në atë të Ambientit Jetësor.

BDI-ja ende nuk ka vendosur nëse Ministrinë e Shoqërisë Informatike do ta drejtojë zëvendës-ministrja në largim e Financave Shiret Elezi, apo një kuadër tjetër partiak.

[Edhe ![Dalin disa nga emrat e ministrave shqiptarë në Qeverinë e Zaevit](https://resources.koha.net/images/2020/August/19/19ministra1597830690.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 gus 2020 Dalin disa nga emrat e ministrave shqiptarë në Qeverinë e Zaevit](https://www.koha.net/arberi/dalin-disa-nga-emrat-e-ministrave-shqiptare-ne-qeverine-e-zaevit)

Lëvizjes Besa, e cila doli në koalicion me LSDM-në në zgjedhjet e 15 korrikut, pritet t’i lihet Ministria e Bujqësisë dhe Arianit Hoxha ta marrë drejtimin e këtij dikasteri.

Pasi parlamenti të mblidhet së shpejti dhe ta rizgjedhë Talat Xhaferin për kryetar, pritet që gjatë javës së ardhshme mandatari Zoran Zaev t’ia paraqesë parlamentit kandidatët për ministra dhe programin e kabinetit të tij qeveritar.

Shumica e re parlamentare do të ketë 62 ligjvënës, të mjaftueshëm për miratimin e qeverisë/TCH.

Artikuj të ngjashëm

- [![Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut](https://resources.koha.net/images/2019/December/28/OLiver-Spasovski_131577520443.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 28 dhj 2019 Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut](https://www.koha.net/bote/ministri-i-brendshem-oliver-spasovski-kryeminister-teknik-i-maqedonise-se-veriut)
- [![Bislimi, Hajdari e Nagavci jashtë Qeverisë. 18 kandidatë të rinj marrin mandat deputeti](https://resources.koha.net/images/2026/February/12/ee8b989a-532e-40ae-a935-2af202260f97.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 12 shk 2026 Bislimi, Hajdari e Nagavci jashtë Qeverisë. 18 kandidatë të rinj marrin mandat deputeti](https://www.koha.net/arberi/bislimi-hajdari-e-nagavci-jashte-qeverise-18-kandidate-te-rinj-marrin-mandat-deputeti)
- [![Kurti prezanton kabinetin qeverisës, do t’i ketë 19 ministri](https://resources.koha.net/images/2026/February/11/1a4647e3-8d18-4d2b-ac91-1602dceb6f1a.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 shk 2026 Kurti prezanton kabinetin qeverisës, do t’i ketë 19 ministri](https://www.koha.net/arberi/lista-e-emrave-te-prezantuar-nga-kurti-per-ministra)
- [![Cilët emra i patën propozuar Kurti e Konjufca për ministra gjatë bllokadës?](https://resources.koha.net/images/2025/October/26/01918aa2-c182-46ff-84b9-32b34e5e8cfa.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 shk 2026 Cilët emra i patën propozuar Kurti e Konjufca për ministra gjatë bllokadës?](https://www.koha.net/arberi/cilet-emra-i-paten-propozuar-kurti-e-konjufca-per-ministra-gjate-bllokades)

[Futboll.]() [Lajm i keq për Chelsean, Pedro mungon disa javë](https://www.koha.net/futboll/lajm-i-keq-per-chelsean-pedro-mungon-disa-jave)

[Futboll.]() [Daku thotë se refuzoi një ekip nga Serie A për Spartakun](https://www.koha.net/futboll/daku-thote-se-refuzoi-nje-ekip-nga-serie-a-per-spartakun)

[Futboll.]() [Carrick mbetet në krye të Manchester Unitedi](https://www.koha.net/futboll/carrick-mbetet-ne-krye-te-manchester-unitedi)

[Futboll.]() [Berisha kthehet nga lëndimi](https://www.koha.net/futboll/berisha-kthehet-nga-lendimi-1)

[Arbëri.]() [Vrasja e grave, drejtësia dhe lufta politike - sonte në "Konfront"](https://www.koha.net/arberi/vrasja-e-grave-drejtesia-dhe-lufta-politike)

[Arbëri.]() [Ambasada gjermane: E drejta e gruas për të jetuar e lirë nga frika, të mbrohet me veprime konkrete](https://www.koha.net/arberi/ambasada-gjermane-e-drejta-e-gruas-per-te-jetuar-e-lire-nga-frika-te-mbrohet-me-veprime-konkrete)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"LSDM dhe BDI caktojnë emrat e ministrave të qeverisë së re","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/lsdm-dhe-bdi-caktojne-emrat-e-ministrave-te-qeverise-se-re","datePublished":"2020-08-20T13:31:27+02:00","dateModified":"2026-07-10T21:15:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":489,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, në takime të ndara...","url":"https://www.koha.net/arberi/lsdm-dhe-bdi-caktojne-emrat-e-ministrave-te-qeverise-se-re","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2020/August/20/20ministrat1597915897.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
