Arbëri

Abrashi i premton Vitisë qasje në autostradën “Arbën Xhaferi”

Descriptive Text

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se komuna e Vitisë do të bëhet me kyçje në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Në një takim me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Abrashi ka thënë se ndër prioritetet kryesore të tij është kyçja në Gërlicë, në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit.

“Jemi duke punuar dhe do të bëjmë çmos që kjo të realizohet sa më parë dhe që qytetarët të mos sillen rrotull. Do ta gjejmë zgjidhjen më të mirë që banorëve t’iu mundësohet qasja në autostradën 'Arbën Xhaferi'”, ka thënë Abrashi, njofton MI-ja.

Ndërkaq, kryetari i komunës, Sokol Haliti, ka thënë se kyçja në autostradë përmes Gërlicës është jo vetëm kërkesë e banorëve të Vitisë, por edhe e banorëve të fshatrave të Ferizajt e Kaçanikut.

Ka disa vjet që qytetarëve të Vitisë u është premtuar qasja në autostradën “Arbën Xhaferi”, por që asnjëherë nuk është konkretizuar.