Arbëri

Malajzia i dërgon Kosovës 1 milion maska dhe 30 mijë dorëza donacion

Malajzia i dërgon Kosovës 1 milion maska dhe 30 mijë dorëza donacion
Foto: Alban Bujari / KOHA

Qeveria e Malajzisë do t’i dërgojë ndihmë anti-COVID Kosovës, një donacion prej 1 milion maska dhe 30,000 dorëza.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, tha se donacioni do të arrijë ditëve në vijim, ndërsa njoftoi se kjo ndihmë vjen pas bisedës me homologun Hishammuddin Tun Hussein, që kishte zhvilluar më 6 korrik.