22:38

Nagavci: Kosovës i nevojitet Qeverisje Alternative e Vetëvendosjes

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka mirëpritur ratifikimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Shton, se kjo është efekt i qeverisjes Kurti, derisa thekson se Kosovës i duhet Qeverisje Alternative e Vetëvendosjes.

“Sapo u ratifikuan në Kuvendin e Kosovës dy marrëveshjet ndërkombëtare, njëra me Bankën Botërore dhe tjetra me BE-në. Këto dy marrëveshje të iniciuara dhe të negociuara nga ministri Besnik Bislimi gjatë Qeverisë Kurti, janë ndihmë financiare për Kosovën, bizneset dhe qytetarët për tejkalimin e pandemisë. Dy marrëveshjet bashkë i sjellin Kosovës një mbështetje prej 146 milion euro. Efektet e qeverisjes së mirë të Qeverisë Kurti janë momentet e vetme të rimëkëmbjes shtetërore. Kosovës i nevojitet një Qeverisje Alternative e LV!”, shkruan Nagavci në Facebook. 

21:23

Kuvendi ratifikon dy marrëveshje ndërkombëtare në vlerë rreth 150 milionë euro

Me 86 vota për është ratifikuar marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, lidhur me financimin e projektit emergjent COVID-19 për Kosovën, në vlerë prej 46 milionë euro.

Marrëveshja e radhës është mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, në vlerë prej 100 milionë euro me afat 15 vjeçar. E cila është përkrahur me votë nga 90 deputetë të Kuvendit të Kosovës, përcjell kp.