Arbëri

SRKEK-u thirrje deputetëve ta votojnë pakon e rimëkëmbjes ekonomike

Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës, i ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës ta votojnë pakon për rimëkëmbje ekonomike.

“Duke parë gjendjen e rëndë ekonomike të gjithë qytetarëve të Kosovës ku bëjnë pjesë edhe punëtorët e KEK-ut me pa durim presim ta votoni pakon e rimëkëmbjes ekonomike ku hyn edhe 10%-shi i trustit pensional që mund t'i tërhjek çdo punëtorë. E dimë se nuk është ma i miri, e dimë se janë mjete të kursyera nga vetë ne dhe nuk është ndihmë nga Qeveria por është më se e domosdoshme kjo tërheqje në ketë kohë të vështirë dhe të rend ekonomike”, thuhet në thirrjen e SRKEK-ut.

Tutje i bëjnë thirrje që për hir të këtyre punëtorëve, të votohet kjo pako.

“Prandaj në emër të punëtorëve të KEK-ut ju lutem që të votoni jo për hatër, por për neve si punëtorë dhe qytetarë të Kosovës! Nëse sot nuk kemi këto mjete në ketë kohë të vështirë, atëherë kur do të na nevojiten ma shumë se sot”, përfundon thirrja.