Arbëri

Temperatura në Shqipëri sot shkojnë deri në 39 gradë

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18º në 31ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 38ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 39ºC.

Era do të fryjë në drejtim perëndimor-veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.