19:32

Zgjidhen katër anëtarë të Bordit të RTK-së

Janë zgjedhur katër anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Ilir Bytyçi, Fadil Miftari, Bajram Mjeku dhe Petrit Musolli kanë marrë votat e mjaftueshme nga deputetët për pozitat e reja.

Pritet që të zgjidhen gjithsej shtatë anëtarë për bord.

Për shkak të mungesës së kuorumit vazhdimi i seancës është shtyrë për nesër, të premten.

17:55

Dështon zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit

Votimi për kryesuesin e Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, është shpallur i pavlefshëm.

Nga tre kandidatët për kryesues, asnjëri prej tyre nuk ka siguruar 46 votat e nevojshme nga 90 deputetë sa ishin në sallë, kështu që konkursi duhet të rishpallet.

Bastri Sallahu, Ibrahim Krasniqi dhe Merita Shaqiri-Berisha ishin kandidatët në garë.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka njoftuar se edhe pas raundit të dytë të votimit, ky konkurs duhet të rishpallet meqë është i pasuksesshëm.

Në raundin e dytë të votimit, Bastri Sallahu mori 39 vota, ndërsa Merita Shaqiri-Berisha nga 25 vota.