Arbëri

VV-ja fton Veliun në interpelancë për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë

VV-ja fton Veliun në interpelancë për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar në interpelancë ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, për shkak të hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë të Kamenicës, më 7 gusht.

Në njoftimin për këtë ftesë, Vetëvendosje ka thënë se “vetëpërjashtimi që po bënë Qeveria e Kosovës nga përgjegjësia kushtetuese dhe ligjore për të kontrolluar kufijtë dhe integritetin territorial dhe për të mbrojtur qytetarët, është i papranueshëm dhe dëmton edhe më shumë pozitën e Kosovës”.