Arbëri

Nëse Halili zgjidhet rektor përbën konflikt interesi

Agjencia kundër Korrupsionit ka vendosur se nëse Zenun Halili bëhet rektor i Universitetit të Prishtinës, përbën konflikt interesi, mëson KOHA.

Sipas opinionit kjo përbën konflikt interesi pasi ligji nuk ia lejon të bëhet rektor.

Ish-kandidati i AAK-së për deputet, ishte dorëhequr nga pozita e anëtarit të Këshillit Drejtues të UP-së për t’i hyrë garës për rektor.

Është dashur më shumë se 2 javë që UP-ja të bëhej me rektor të ri por procesi ka mbetur peng shkak i ndërhyrjeve politike. KOHA, pati raportuar se në bazë të dinamikës së zgjedhjeve në UP, rektori do të duhej të zgjidhej në fund të muajit korrik.

Konform Statutit, Senati ia ka përcjellë Këshillit Drejtues listën e ngushtë të kandidatëve, por 4 anëtarët e Këshillit të emëruar nga ministri i Arsimit, Ramë Likaj, i cili i takon AAK-së, donin që në listë të jetë edhe ish-kandidati i kësaj partie për deputet Zenun Halili.

Në anën tjetër, edhe ORCA pati reaguar duke e quajtur ministrin Likaj plagjiator, dhe tha se po tentohet kapja e pozitës së rektorit përmes Halilit.

Kësisoj, AKK-ja ka konstatuar se Komisioni profesional i UP-së ka shqyrtuar dhe ka vendosur drejtë për situatën lidhur me Halilin, në harmoni të plotë me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e konfliktit të interesit.

 

Image