Arbëri

Edhe nëntë laboratorëve u jepet licenca për të kryer testet e COVID-19

Edhe nëntë laboratorëve u jepet licenca për të kryer testet e COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të mërkurën, se janë licencuar edhe nëntë institucione private shëndetësore për të kryer testet e COVID-19.

Me këtë, numri i institucioneve shëndetësore private që kryejnë teste të COVID-19 është rritur në 38, pasi tashmë 29 prej tyre kanë nisur punën.