Arbëri

Selimi: Nuk guxojmë të lëshohemi në një vetting politik

Selimi: Nuk guxojmë të lëshohemi në një vetting politik

Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Selim Selmi, gjatë raportimit në Komisionin për Legjislacion ka shpalosur planin legjislativ të ministrisë, raporton Ekonomia Online. Ai ka thënë se përkundër sfidave që kanë, shpreson që do ta përmbushin planin legjislativë. Selimi ka treguar para anëtarëve për projektligjet, udhëzimet që është duke hartuar kjo ministri. Sipas tij, agjenda legjislacionit përbëhet prej 20 projektligjeve ku 4 janë aprovuar.

“Sipas ecurive dhe planifikimeve edhe për kundër sfidave që kemi, jam shumë i bindur që do ta arrijmë përmbushjen e planit legjislativë”, është shprehur ai.