Arbëri

“Kultura në distancë”, kryetemë e së dielës në KOHA Ditore

Funksionimi i aktiviteteve kulturore gjatë pandemisë është tema kryesore që “Koha Ditore” trajton në edicionin e veçantë të së dielës.

“Kultura në distancë” mban titullin shkrimi kryesor, i cili shfaq vështirësitë e institucioneve kulturore, derisa tregon edhe sfidat e teatrove në përdorimin e platformave online.

“Kosovarçe” këtë javë ju sjell Prizrenin dhe vitin turistik të dështuar që qyteti historik nuk mban mend t’i ketë ndodhur ndonjëherë më parë.

Për luftën e mjekëve indianë me virusin COVID-19 mund të kuptoni në faqet e botës.

Në rubrikën e kulturës, po ashtu lexoni për artisten Mimoza Hajdini, e cila arrin realitetin dhe fantazinë t’i bëjë bashkë në këngë.

Historia 170-vjeçare e briskpunuesve të Pejës shpaloset në monument.

Kurse, një tjetër histori interesante e gjeni në faqet e dedikuara për sportin. Bëhet fjalë për Haris Berishën që karrierën si portier në hendboll e nisi përmes shkollës së futbollit.

Si zakonisht, nga të gjitha rubrikat ju presin një sërë artikujsh të veçantë e interesantë.