Arbëri

Kastrati: KFOR-i ka sqaruar se patrullimet e xhandarmërisë serbe kanë qenë aksion i përbashkët

Kastrati: KFOR-i ka sqaruar se patrullimet e xhandarmërisë serbe kanë qenë aksion i përbashkët

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, tha se KFOR-i ua ka sqaruar se patrullimet e xhandarmërisë serbe dje në Karaçevë kanë qenë aksion i përbashkët me forcat paqeruajtëse të tyre.

Ai tha se si komunë, e as nga policia, nuk kanë qenë të informuar paraprakisht për këtë aksion të përbashkët, transmeton EO.