Arbëri

Nga nesër kosovarët që kthehen në Gjermani do të obligohen të testohen për COVID-19

Nga nesër kosovarët që kthehen në Gjermani do të obligohen të testohen për COVID-19
Foto: Ambasada e Kosovës në Gjermani

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se që nga nesër, të gjithë qytetarët, banorë rezidentë në Gjermani apo që kalojnë pushimet verore në Kosovë do të obligohen të testohen për COVID-19 sapo të kthehen në Gjermani.

“Nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, testimi për COVID 19 është obligativ posa të ktheheni në Gjermani. Pasi të bëhet testimi dhe deri në marrjen e rezultatit, duhet respektuar masa e vetizolimit. Nëse testi është negativ atëherë lejohet dalja nga vetizolimi. Nëse testi është pozitiv atëherë duhet zbatuar udhëzimet e mjekëve dhe Enteve Shëndetësore gjermane në vendbanime”, njoftohet nga Ambasada.