Arbëri

Shqipëria nis verifikimin e llogarive të dyshimta për pastrim parash me 82 vende të botës

Shqipëria nis verifikimin e llogarive të dyshimta për pastrim parash me 82 vende të botës

Shqipëria do të bashkëpunojë me 82 shtete të huaja për të luftuar evazionin fiskal, pastrimin e parave dhe për të goditur kompanitë off-shore. Kjo do të arrihet falë ligjit për shkëmbimin automatik të informacionit, i cili i jep të drejtën Tatimeve të marrin të dhënat bankare për shqiptarët dhe të huajit, nga këto shtete.

Lufta ndaj pastrimit të parave dhe evazionit fiskal këtë vit pritet të intensifikohet më shumë. Është pikërisht ligji për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare, i cili bën të mundur që Shqipëria të marrë informacion nga 82 vende të botës mbi llogaritë bankare të shqiptarëve dhe të huajve. Procesi do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila do të shkëmbej informacion me administratat e shteteve përkatëse.