Propozim-rezolutat e VV-së dhe PDK-së lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, nuk kanë mundur të votohen në mungesë të kuorumit.
Për projekt-rezolutën e VV-së kanë marrë pjesë vetëm 25 deputetë në votim dhe për këtë arsye është shtyrë për ndonjë seancë të re.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE për projekt-rezolutën e PDK-së morën pjesë edhe më pak, 20 deputetë dhe edhe kjo nuk arriti të kaloi në mungesë të kuorumit.
Njësoj, nuk ka kaluar as projekt-rezoluta për gjendjen financiare në Telekom. Votuan vetëm 27 deputetë dhe për këtë arsye, u shty për një moment tjetër.
Ndërkohë me 53 vota për, asnjë kundër dhe 11 abstenime ka kaluar Rezoluta për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.