Arbëri

AAK-ja e Nisma s’përkrahin mocionin e VV-së: “Koalicioni po funksionon mirë”

Partnerët e koalicionit do t’i qëndrojnë besnikë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë thënë se nuk do ta votojnë mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti, raporton KOHA.

Pavarësisht kritikave që i bënë lidhur me qasjen e treguar në dialogun me Serbinë dhe injorimin nga ky proces të përfaqësuesve të AAK-së, Rasim Selmanaj thotë se koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë.

Vetëvendosjes nuk do t’i ndihmojë as Nisma, e cila së fundmi ka mbetur pa grup parlamentar.

Mocioni i Vetëvendosjes vjen dy muaj pasi po përmes kësaj procedure LDK-ja e rrëzoi nga pushteti Qeverinë Kurti, pjesë e së cilës ishte edhe vetë.