Arbëri

Rohde: Duhet angazhim më i madh në Kosovë për ta luftuar COVID-19 dhe korrupsionin

Descriptive Text

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, u është drejtuar qytetarëve të Kosovës përmes një videoje të publikuar në Twitter.

Duke përmendur përparimin e Kosovës dhe dëshirën për ta njohur edhe më mirë Kosovën, megjithatë, Rohde përmed edhe disa sfida.

“Ka shumë sfida, përfshirë ato për në integrimin euro-atlantik. Më lejoni të theksoj një gjë: Gjermania është përkrah jush”, thotë ndër tjera Rohde, përcjell KOHA.

“Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, janë në listën tonë gjatë presidencës së Këshillit të BE-së. Dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë është prioritet i rëndësishëm, Gjermania, si donatorja më e madhe bilaterale, gjithashtu pret përparim substancial në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit”, thotë Rohde.

Në fund, Rohde thotë se situata me pandeminë në Kosovë nuk është e mirë dhe se Qeveria e Parlamenti duhet të fokusohen në luftën kundër COVID-19.

“Shifrat në rritje janë brengosëse. Duhet angazhim më i madh për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të rimëkëmbur ekonominë”, thotë Rohde.