Arbëri

Koronavirusi në Gjermani: Në fokus të kthyerit nga Kosova

Koronavirusi në Gjermani: Në fokus të kthyerit nga Kosova
Foto: DPA

Ka disa ditë që Ballkani dhe Europa Juglindore janë vendosur në fokus të mediave gjermane, pas rritjes së numrit të infektimeve të reja në Gjermani. Nga rreth 8000 raste të reja infeksionesh, në Gjermani, sipas një tabele të Institutit Robert Koch të 28 korrikut, 800 raste janë persona të kthyer nga Europa Juglindore, pra rreth 10%.

Nga kjo javë kush kthehet në Gjermani nga zonat e rrezikuara, ku renditet edhe Ballkani, duhet të bëjë testin e Coronës. Ende nuk është e qartë, nëse do kryhen teste të Corone për personat që kthehen me makinë nga vendet e Ballkanit në Gjermani. Ministri gjerman i Shëndetësisë apeloi para disa ditësh në ZDF, tek vullneti i lirë i udhëtarëve që kthehen nga Ballkani që të testohen pas pushimeve.