Nga 561 testime të kryera të mërkurën, në Shqipëri janë regjistruar 139 raste të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit, në Shqipëri 6 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin.
Me gjashtë të vdekurit në 24 orët e fundit numri total i të vdekurve, si pasojë e koronavirusit në Shqipëri, ka arritur në 182.
Raste aktive janë 2589, ndërsa deri tash janë regjistruar në total 5889 raste pozitive.