Arbëri

Hyseni s’pati mundësi takimi me Grenellin, por përmes telefonit mori mbështetjen e tij

Koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, po vazhdon vizitën në SHBA. Sot ka pasur disa takime me zyrtarë amerikanë, por edhe një telefonatë.

Hyseni përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka pasur një bisedë telefonike me Richard Grenellin, të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, ku thotë se mori mbështetje të madhe. Sipas Hysenit, Grenelli ishte në Kaliforni dhe nuk kishte mundësi takimi me të.

“Sot në pamundësi të takimit në Washington (Ambasadori Grenell ishte në Kaliforni) pata një bisedë të gjatë telefonike me Ambasadorin Richard Grenell, i Dërguar i Posaçëm i Presidentit Trump.
Bisedën e përqendruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon. Ambasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë – Serbi, i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive mbeten në fokus të agjendës dhe përkushtimit të Ambasadorit Grenell”, ka shkruar Hyseni.