Arbëri

Euro kundruall lekut zbret në nivelin më të ulët që para fillimit të pandemisë

Euro kundruall lekut zbret në nivelin më të ulët që para fillimit të pandemisë

Monedha e përbashkët ka shënuar një rënie të fortë sot në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.636 lekë, me një rënie prej 0.59 lekësh në raport me fundin e javës së kaluar.

Ky është niveli më i ulët që nga data 17 mars, kur sapo kishte filluar mbyllja e ekonomisë, si rezultat i masave që u morën për frenimin e përhapjes së Covid-19. Pas mbylljes, euro u rrit ndjeshëm, për të arritur në mbi 131 lekë në 30 mars. Më pas euro u stabilizua rreth nivelit të 124 lekëve.