Arbëri

Hyseni: Ka përkrahje të fuqishme për marrëveshje gjithëpërfshirëse

Hyseni: Ka përkrahje të fuqishme për marrëveshje gjithëpërfshirëse

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, tha të hënën në Washington se Prishtina e sheh rolin e Washingtonit në dialogun Kosovë-Serbi si të pazëvendësueshëm.

Hyseni, pas takimeve në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë tha për Zërin e Amerikës se e ka marrë angazhimin e Washingtonit në këtë drejtim. Ai tha se dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje reciproke.