Arbëri

Virusi i Nilit Perëndimor në Ballkan, IKSHPK këshillon për kujdes nga mushkonjat

Foto: KOHA

Teksa edhe mediat rajonale kanë raportuar se virusi i Nilit Perëndimor është regjistruar tek mushkonjat, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të dielën ka këshilluar kosovarët që të kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave.

“Virus i Nilit perëndimor është shfaqur në Balkan? Në Kosovē nuk ka të sëmurë por rreziku ekziston andaj kujdes nga pickimi i mushkajave”, shkruhet në statusin e IKSHPK-së.

Në udhëzimet e këtij Instituti jepen detaje rreth rrezikut nga ky virus: “Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit; Megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë; Virusi i Nilit perëndimor bartet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave; Virusi mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe ngordhje tek kuajt; Vaksinat për përdorim tek kuajt janë në dispozicion për përdorim por jo ende në dispozicion për tek njerëzit; Zogjtë janë bartës natyral të virusit të Nilit perëndimor; VNP mund të shkaktoj sëmundje neurologjike dhe vdekje tek njerëzit”, shkruhet mes tjerash.

Që nga paraqitja në vitin 1999 në SHBA, virusi është përhapur edhe në Kanada deri në Venezuelë.