Arbëri

Haziri sqaron kritikat ndaj Qeverisë: Pandemia kërkon agresivitet në menaxhim

Haziri sqaron kritikat ndaj Qeverisë: Pandemia kërkon agresivitet në menaxhim
Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, që është edhe nënkryetar në LDK, Lutfi Haziri ka thënë se kritikat e drejtuara në adresë të Qeverisë që drejtohet nga bashkëpartiaku i tij, Avdullah Hoti, kanë janë bërë me qëllim të mirë.

Haziri, në një intervistë për Ekonomia Online, ka sqaruar se ai ka kërkuar reagim më agresiv në menaxhimin e pandemisë, pasi, sipas tij, kjo situatë nuk mund të menaxhohet më politika të buta, çfarë bën kryeministri Hoti.