Arbëri

Në Mal të Zi, 92 për qind turistë më pak

Në Mal të Zi, 92 për qind turistë më pak
Foto: Ilustrim

Më Mal të Zi, në pikun e sezonit turistik ndodhen rreth 15.000 turistë, që është 92 për qind më pak në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Organizatës malazeze për Turizëm, raportojnë mediat në këtë shtet.

Pronarët e hoteleve dhe apartamenteve turistike në Mal të Zi kanë bërë të ditur se i kanë përgjysmuar çmimet, në mënyrë që sadopak të nxjerrin fitime, sipas mediave.