Arbëri

Mot i nxehtë sot në Kosovë, IKSHPK këshillon kujdes gjatë mesditës

Mot i nxehtë sot në Kosovë, IKSHPK këshillon kujdes gjatë mesditës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i nxehtë dhe relativisht i qetë.

Sipas institutit, indeksi UV mbetet i lartë, kështu që këshillat e IKSHP mbeten në fuqi, kujdes nga rrezet e diellit të orëve të mesditës.