Arbëri

Nga Kuvendi i Kosovës akuzojnë Qeverinë për mosprocedim të ligjeve

Foto: Ilustrim / Kuvendi

Legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës ka hyrë në muajin e tetë të punës, por deri më tash ka përmbushur vetëm 5 për qind të agjendës së saj legjislative. Ndonëse në kohë të pandemisë, Kuvendi, që prej konstituimit të tij, i ka mbajtur më shumë se 20 seanca.

Nga 137 ligje sa janë paraparë gjithsej për miratim, Kuvendi i ka miratuar vetëm 7 sosh, 4 janë në procedurë, ndërsa 126 tjera janë në pritje për t’u futur në procedurë, raporton KOHA.