Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar sot gjatë ditës ashpërsimin e masave kundër COVID-19, derisa tash, ka njoftuar se nga e hëna do të fillojë edhe licencimi i laboratorëve privatë për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare.
"Nga e hëna do të fillojë licencimi i laboratoreve private për realizimin e testeve serologjike dhe atyre molekulare", shkruan Zemaj.
Krahas masave që do të merren menjëherë, thotë Zemaj, janë duke punuar në lehtësimin e funksionimit të sistemit shëndetësor, me riorganizimin e ambulancave specialistike dhe me krijimin e një spitali portativ vetëm për pacientët me COVID-19.
“Kjo pasi jemi të vetëdijshëm se me ngarkimin e QKUK-së po rritet mundësia e infektimit me COVID-19 edhe e pacientëve që janë aty për trajtime të tjera. Gjithashtu, nga kjo javë do të shtohet numri i inspektorëve në terren, duke rritur kështu mundësinë për zbatimin strikt të masave të caktuara”, njofton ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
-
Nga java e ardhshme, 33 laboratorë mund të bëjnë testime për COVID-19
-
Zemaj: Masat e reja do të ndërmerren varësisht nga numri i të infektuarve
-
Zemaj: Së shpejti nis testimi PCR edhe në gjashtë qendra
-
Zemaj: Do të vazhdojmë me vendime operacionale për uljen e rasteve me COVID-19
-
Zemaj: Masat mund të ashpërsohen nëse situata me COVID-19 përkeqësohet