Arbëri

Mbyllen disa pishina në Kosovë

Policia e Kosovës, sot gjatë ditës në disa rajone ka ndërmarr veprime ndaj disa pronarëve, që kishin hapur pishinat e tipit ‘të hapura’, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës. Të njëjtat, i ka mbyllur.

Nuk bëhet e ditur se cilat pishina janë mbyllur, por policia përmes një njoftimi për media, thotë se në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit, në të gjitha rastet ku janë hasur pishinat e tilla të hapura, ndaj pronarëve janë incuar rastet ‘Mos veprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’.

“Policia e Kosovës, referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës si dhe referuar planit operativ policor për gatishmëri dhe reagim ndaj COVID-19, në vazhdimësi ka ndërmarr aktivitete të ndryshme me qëllim të implementimit të vendimeve dhe planifikimeve operacionale, që kanë për qëllim parandalimin e pandemisë dhe ruajtjes së shëndetit publik”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, theksohet se Policia e Kosovës do të vazhdojë implementimin e planit dhe monitorimin e situatës përmes njësiteve patrulluese dhe në të gjitha rastet ku vëren moszbatim të vendimit përshirë hapjen e pishinave të tilla në kundërshtim me vendimin zyrtar, do të marrë masa konkrete sipas dispozitave të parapara ligjore.