1 perditesime
14:00

Spitali i Gjakovës demanton deputetin e VV-së për lajmin se kanë vdekur 5 pacientë me COVID-19

Spitali i Gjakovës përmes një komunikate për media i ka quajtur të pavërteta pohimet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Agon Batusha, se brenda dy orëve kanë vdekur pesë pacientë me COVID-19.

“Kërkojmë që të keni kujdes t mos përhapin informata të paverifikuara nga spitali, nuk qëndron lajmi se kanë vdekur 5 persona. Duhet të dihet se morgu i Spitalit shfrytëzohet edhe për pacientë që vdesin në kushte normale, për pacientë që vdesin në qendra tjera apo pacientë që vdesin shtëpi, mirëpo familjaret i lënë kufomat në morg deri në ditën e varrimit”, thuhet në reagim, prcjell ksp-ja.

Deputeti Batisha më herët në një postim në Facebook tha se vetm sot pr dy or jan shnuar pesë vdekje nga COVID-19.

“Situata është jashtë çdo kontrolli! Ruajeni veten aman! Shmangni daljet e panevojshme, mbani maskën në çdo moment dhe mbani higjienën personale. Kjo qeveri është pajtuar me vdekjen”, ka shkruar ai.

13:32

Deputeti i VV-së thotë se në Gjakovë vdiqën 5 pacientë me COVID-19 për dy orë

Deputeti i VV-së Agon Batusha ka thënë se sot për vetëm dy orë kanë vdekur pesë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës.

“5 vdekje nga COVID-19 brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës. Situata është jashtë çdo kontrolli!

Ruajeni veten aman! Shmangni daljet e panevojshme, mbani maskën në çdo moment dhe mbani higjienën personale. Kjo qeveri është pajtuar me vdekjen”, ka shkruar ai.