Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BIK-u vendos të mos falet Kurban Bajrami nëpër xhami

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një adresim para mediave të mbajtur sot, ka thënë se për shkak të gjendjes së rënduar me COVID-19, të premten nuk do të falet Kurban Bajrami nëpër xhamitë e Kosovës.

Ai ka thënë se këtë hap e kanë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin publik, përcjell Ksp-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu Tërnava ka bërë apel që të mos ketë as vizita familjare.

Qeveria ka marrë vendim që ndalon pjesëmarrjen fizike të qytetarëve në ceremonitë fetare, por të mërkurën drejtues të Bashkësisë Islame të Kosovës thanë se kjo nuk vlen për Kurban Bajramin. Më vonë, edhe zyrtarë të Qeverisë lëshuan pe, dhe thanë se “as nuk e ndalojnë e as nuk e lejojnë faljen e Kurban Bajramit”.