Arbëri

Ministrja Haradinaj thotë se të gjithë diplomatët kanë lidhje politike

Ministrja Haradinaj thotë se të gjithë diplomatët kanë lidhje politike
 

Përplasje të mëdha e kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, në të cilën ishte planifikuar të raportonte kryediplomatja Meliza Haradinaj.

Ato kanë ndodhur veçmas mes ministres Haradinaj dhe anëtarëve të Komisionit nga radhët e LVV-së. Deputetët Fitore Pacolli e Gazmend Gjyshinca kërkonin arsye për moszbatimin e një numri vendimesh të ish-ministrit Glauk Konjufca, të cilat kërkonin kthimin e dhjetëra diplomatëve në Kosovë, e për të cilët ishte konstatuar se ishin përcjellë jashtëligjshëm në misione.