Arbëri

Tetë të vdekur e numër rekord rastesh të reja me COVID-19, 276

Instituti Kombëtar i Shëndetsëisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar tetë të vdekur e numër rekord rastesh të reja me COVID-19, 276.

Me këtë, numri i të vdekurve është rritur në 185, ndërkohë i të prekurve me koronavirus në 7.413.

Raste aktive janë 3.201.

276 rastet e reja kanë dalë nga 404 teste të kryera në 24-orëshin e fundit, kur janë shëruar 153 pacientë nga COVID-19.

Në klinikat e QKUK-së dhe spitalet regjionale po marrin trajtim 598 pacientë, ndërkohë 331 janë të konfirmuar me COVID-19, e prej tyre 43 janë në gjendje kritike për jetën.

Rastet e fundit pozitive janë nga: Komuna e Prishtinës – 61, e Gjilanit 29, e Podujevës - 23, e Gjakovës – 22, e Vushtrrisë – 22, e Prizrenit 20, e Mitrovicës - 14, e Skenderajt - 10, e Vitisë – 9, e Pejës – 7, e Fushë-Kosovës - 7, e Rahovecit 6, e Kamenicës – 6, e Dragashit - 5, e Malishevës - 5, e Ferizajt - 5, e Drenasit - 4, e Klinës - 4, e Lipjanit - 4, e Suharekës - 3, e Deçanit - 3, e Obiliqit - 2 raste, e Zubin Potokut - 2 dhe nga ato të Shtimes, Graçanicës e Kaçanikut nga një.

“Ditët e fundit është rënduar situata edhe pse ne akoma e kemi nën kontroll situatën. Mbingarkesa është bërë për shkak te neglizhimit të masave”, ka thënë Naser Ramadani nga IKSHPK-ja.

Image