Arbëri

Daçiq: Po presim reagimin e ndërkombëtarëve për deklaratat e Hotit

Daçiq: Po presim reagimin e ndërkombëtarëve për deklaratat e Hotit
 

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia do të presë reagimin e ndërkombëtarëve ndaj paralajmërimit se Kosova do të vazhdojë fushatën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Por ai ka thënë se nëse vërehet se Kosova po vazhdon fushatën për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, atëherë Serbia do të rifillojë fushatën e çnjohjeve, ka deklaruar Daçiq për “TV Prva”.