Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

23 raste me COVID-19 të mërkurën në Kosovë

23 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, sipas raportit të së mërkurës së Ministrisë së Shëndetësisë.

Në periudhën e njëjtë kohore janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.142.

Në total numri i rasteve aktive është 509.