Dy ditë pasi Telekomit të Kosovës iu bllokuan të gjitha xhirollogaritë, Sindikata e punëtorëve ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj “Z-Mobile”.
Përmes kësaj padie, është kërkuar që të vërtetohet pavlefshmëria e kësaj kontrate dhe njëkohësisht është kërkuar që të vendoset masa e sigurisë, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy avokatët, të cilët do ta përfaqësojnë në gjykatë këtë padi, kanë thënë se ajo përmban 53 faqe dhe ka detaje rreth paligjshmërisë së kontratës me “Z-Mobile”.
Gjatë së premtes, PDK-ja përmes një konference për media ka thënë të jetë e shqetësuar me zhvillimet e fundit në Telekomin e Kosovës.
Partia opozitare kërkoi hetim dhe vënie para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë
shkaktuar këtë gjendje në Telekom.
Disa ditë pasi Gjykata Themelore e Prishtinës ia njohu të drejtën kompanisë “Z-Mobile” për përmbarimin e borxhit prej më shumë se 24 milionë eurosh që ia kishte Telekomi, këtij të fundit i ishin bllokuar xhirollogaritë.
Zyrtarë të ndërmarrjes kanë paralajmëruar se nëse kjo gjendje vazhdon, është çështje ditësh kur mund të ndërpriten shërbimet për institucionet e qytetarët.