Krasniqi: Janë tri padi aktive nga Telekomi për kontratën me Z-Mobile
Krasniqi: Janë tri padi aktive nga Telekomi për kontratën me Z-Mobile
Halil Krasniqi, drejtor teknik në Telekom, ka thënë se janë tri padi aktive nga Telekomi për kontratën me Z-Mobile.
Ai në Interaktiv të KTV-së ka thënë se shumë nga faktet që kanë parë janë avulluar gjatë rrugës.
Krasniqi gjithashtu ka bërë të ditur se përpiluesi i kontratë, ish-puëntor i Telekomit, kishte dëshmuar në favor të Z-Mobile.
“Dëshmitarët kyç të kontratës nuk kanë shkuar të dëshmojnë. Nënshkruari i kontratës nuk ka shkuar fare të dëshmojë. Kurse përpiluesi i kontratës ka dëshmuar në favor të Z-Mobile, këto janë fakte. Në arbitrazhin e parë Telekomi është mbrojtë dobët. Në kohën kur janë dëgjuar dëshmitë në arbitrazh, ky që ka qenë kundër Telekomit s’ka qenë më punëtor i ndërmarrjes”, ka thënë Krasniqi.
E një ndër pikat kontestuese ai ka treguar kishte të bënte me shërbimet 3G-4G.
“Kontrata kontestuese ka pas sa i takon Telekomit me i dhënë shërbimet 3G-4G, kjo është një ndër pikat që ne jemi goditur më së shumti. Përpiluesi i kontratës ka thënë se qëllimi ynë kur e kemi bërë kontratë, edhe pse nuk është e specifikuar mirë, ka qenë t’iu japim Z-Mobile krejt çka kemi edhe ne, dhe kjo ka qenë vendimtare që me u dënuar Telekomi. Dëmi që na është faturuar neve veç për dy vjet të mosdhënies së shërbimeve 3G-4G është 26 milionë euro. Kurse Z-Mobile ka deklaruar fitim 5 milionë euro për dhjetë vjet operim me Telekomin e Kosovës. Ka fituar nga ne 26 milionë euro për 2 vjet që s’i kemi dhënë shërbim 3G-4G”, ka thënë Krasniqi. “Aktualisht janë tri padi aktive nga Telekomi për këtë kontratë, për të cilat nuk dimë në proces deri ku kanë arritur. Janë padi që menaxhmenti i kaluar i ka bërë. Ne kemi ngritë padi ndaj ‘nn personave’. Është edhe një padi ndaj personit që ka dëshmuar kundër Telekomit të Kosovës, që është Genc Lami”.
Sipas tij është injoruar pak dëmi që i është bërë Telekomit me këtë kontratë.
“Duhet të iu bëjmë qartë institucioneve që të merren me këtë. Ne po themi se kemi fakte të reja. Qeveria dhe Prokuroria janë ata që duhet me na dalë në ndihmë konkretisht. Takimet e nesërme do t’u sqarojmë këto që po themi. Do t’u bëjmë të qartë rrezikun që i kanoset këtij aseti. Kjo është jetike, nuk është më hajgare, janë bllokuar xhirollogaritë e kompanisë më të madhe telekomunikuese të Kosovës. Ne s’mundemi me iu treguar atyre hapat që duhet me i ndërmarrë”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi: Kontrata me Z-Mobile duhet të rishikohet, është më korruptivja që nga paslufta
Halil Krasniqi, drejtor teknik në Telekom, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se kontrata me Z-Mobile duhet të rishikohet, derisa e ka quajtur atë si më korruptivja që nga paslufta.
“Për neve faktin se nuk janë gjetë provat nuk e zhbënë dëmin. Nga profesionistë të brendshëm të Telekomit është përgatitur një raport për dëmet që u janë bërë Telekomit nga kjo kontratë. Kjo kontratë duhet me u rishikuar patjetër prej fillimit”, ka thënë Krasniqi. “Në momentin e parë kur janë ballafaquar me probleme, ka pasur probleme gjatë gjithë kohës, menjëherë këta e kanë çuar në arbitrazh. Telekomi lidhur me këtë e ka ngritë një padi pranë Gjykatës Themelore të shkallës së parë ku ka kërkuar prapësimin e këtij përmbarimi dhe gjatë procedurës së kësaj është arritur një marrëveshje ndërmjet Telekomit dhe Dardafonit, me kusht që borxhin me ia kthyer përmes shërbimeve dhe Dardafoni me e tërheq përmbarimin. Pasi Telekomi e tërheq vendimin e vet pranë instancave”.
Më pas ai thotë se kjo kontratë duhet të hetohet nga Prokuroria.
“Mirëpo, pasi që Telekomi e heq vendimin e vet. Z-Mobile pas pesë - gjashtë muajve thirret në atë kinse Telekomi nuk po ia ofron shërbimet që duhet t’ia ofrojë sipas kontratës dhe marrëveshjes së vitit 2017 dhe tërhiqet njëanshëm nga marrëveshja, dhe pastaj vazhdon prapë procedurat e përmbarimit. Si menaxhment mendojmë se kjo është një kontratë e cila është më korruptive e pasluftës në Kosovës dhe presim nga institucionet e shtetit që kjo kontratë duhet të rishikohet nga fillimi, të hetohet nga Prokuroria”, ka thënë Krasniqi. “Dëmi është shumë i madh, ky dëm donë drejtësi. Atë mundet me e vendos në vend institucionet përgjegjëse të shtetit. Këtë mund ta bëjnë Prokuroria dhe Gjykatat”.
Tutje Krasniqi ka treguar se nga kjo kontratë Telekomi ka pasur humbje 107 milionë euro.
“Humbjet e Telekomit nga kjo kontratë janë 107 milionë euro për dhjetë vjet. Është kostoja e llogaritur për shërbimet të Z-Mobile 2010-2019, që është 84 milionë euro, tjetër është dënimi në arbitrazh që neve i kemi pësuar prej 31 milionë eurove. Kurse krejt fitimi bruto nga kjo kontratë janë vetëm 8 milionë euro”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi: Qytetarët s’mund të thërrasin numrat emergjent nëse ndalen shërbimet
Halil Krasniqi, drejtor teknik në Telekom, ka thënë se qytetarët s’mund të thërrasin numrat emergjent nëse ndalen shërbimet.
“Nuk e kemi prit, por sot na u kanë blloku llogaritë nga Dardafon, i njohur për publikun si Z-Mobile. Është agresioni më i madh që u është bërë aseteve publike të Kosovës pas luftës. Dëmet nga ky bllokim janë të trefishta: Së pari kemi dëmet e drejtpërdrejta që Telekomi ka nga këto bllokime, që do të mos operimi nga kjo bllokadë. Ne nuk mundemi për asnjë moment, është çështje ditësh kur ne nëse vazhdon kështu, kur ne s‘kemi me mujtë me ofru shërbime jo vetëm ndaj konsumatorëve por edhe institucioneve të shtetit”, ka thënë ai.
Sipas tij kjo nuk mund të vazhdojë ndoshta as për dhjetë ditë.
“Nëse ato të hyra bllokohen, s’mundemi me e mirëmbajtë buxhetin. Kemi nevojë për përdorime të përditshme dhe dëmet nga këto janë të mëdha. Por, përveç mos mundësisë me ofru shërbime, dëmi pastaj është që e kanë partnerët. E kemi fjalën për të gjithë operatorët ekonomikë, shembull i kemi 15 milionë euro borxhe 808 kontraktorëve. Pastaj 600 mijë euro ne i paguajmë për çdo muaj Postës së Kosovës për qeranë”, ka thënë Krasniqi.
Tutje ai ka theksuar se Posta e Kosovës bashkë me të gjitha shërbimet e veta varet direkt nga ne, nuk mund të funksionojë pa këto të hyra.
“Pastaj ne paguajmë çdo nga 500 familje që në total është një vlerë rreth 200 mijë euro janë qera të ndryshme, të antenave që i kemi aty. Pastaj ne i paguajmë 350 mijë euro në muaj TVSH shtetit, pastaj paguajmë 150 mijë euro tatim shtetit për të ardhurat e punëtorëve tanë. Këto janë dëmet që të tjerët i kanë nga bllokimi i këtyre xhirollogarive”, ka thënë ai.
E pika e tretë që është më e rëndësishmja, sipas tij, e që është dashur të trokitë në përgjegjësinë e institucioneve është se nga kjo bllokadë preket drejtpërdrejtë siguria e institucioneve kyçe të Republikës së Kosovës.
“Institucionet kyçe të shtetit siç janë Policia, AKI-ja, komunat, spitalet, kemi IKSHPK-në, janë numrat e shkurtë që ne i quajmë, qytetarët s’mund të thërrasin numrat emergjent. Pikërisht për këto u kemi dërguar letra të gjithë institucioneve të shtetit. U kemi bërë me dije se nëse vazhdon për dy-tre ditë kjo bllokadë do të reflektohen direkt te qytetarët që nuk guxojnë të cenohen nga asnjë operator në vend”, ka thënë ai. “Me qeverinë nesër do të kemi takim dhe edhe me Prokurorinë e shtetit dhe atyre do të përpiqemi t’ua sqarojmë”.
Sipas tij kjo është e paprecedant.
“Ky bllokim ka ndodh veç të tjerash ka ndodhur për shkak të një kontrate që ka qenë shumë e dëmshme. Kjo kontratë është nënshkruar në vitin 2009, fillimisht është bërë në emër të liberalizimit të tregut. Është praktikë në Evropë, por nuk është praktikë me i shitë krejt resorset tua edhe me i shitë të me çmimet çfarëdo ai”, ka thënë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Guterresi bën thirrje për implementim të shpejtë të Marrëveshjes së Ohrit

Serweri këshillon Kurtin të vazhdojë të hartojë draft-statutin për Asociacionin
Komandanti i KFOR-it takohet me Mojsiloviqin, diskutojnë për Marrëveshjen e Ohrit

PSD-ja gjuan me “milkshake” dhe tortë zëvendëskryeministrin

Hill: Më i rëndësishëm implementimi i marrëveshjes në Ohër sesa nënshkrimi

Kurti thotë se Vuçiqi ia refuzoi ofertën për një asociacion të hartuar nga ai

Haradinaj-Stublla: Marrëveshja e Ohrit i ka prioritizuar interesat e Serbisë

Marrëveshja e Ohrit, në rend dite edhe në samitin e BE-së

Lavrovi e sheh marrëveshjen e 2013-s mes Kosovës dhe Serbisë si model për Nagorno-Karabakhun

LDK: DASH-i konstaton korrupsion serioz në Qeverinë Kurti

Lajçak: Neni 7 nënkupton themelimin e Asociacionit
