Arbëri

Katër të vdekur e 85 të infektuar nga COVID-19 në Shqipëri

Katër persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë regjistruar edhe 85 të infektuar të rinj, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Është raportuar se ka vdekur një 21-vjeçare, që është viktima më e re e COVID-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë bërë 361 testime dhe 85 kanë rezultuar pozitive.

Në Shqipëri në total janë regjistruar 3752 raste me COVID-19, ndërsa 101 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë 1560 raste aktive.