Arbëri

Lëkundje tërmeti në qytetin e Korçës, magnituda 3,5 të shkallës Rihter

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar lëkundje tërmeti në qytetin e Korçës.

Lëkundja u regjistrua rreth orës 06:30 me magnitudë 3,5 të shkallës Rihter, sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve.

Epiqendra e lëkundjes së tërmetit ka qenë 17 kilomentra larg qytetit, por banorët raportojnë se lëkundjet kanë qenë të fuqishme dhe janë ndjerë shumë edhe në qytet.