Arbëri

Eksperti i njohur rekomandon zgjidhje të përbashkët me Kosovën për Hidrocentralin e Skavicës

Eksperti i njohur rekomandon zgjidhje të përbashkët me Kosovën për Hidrocentralin e Skavicës

Eksperti i njohur ligjor për çështjet e energjisë në Shqipëri, Lorenc Gordani ka rekomanduar që Hidrocentrali i Skavicës të ketë një zgjidhje të përbashkët me Kosovën, ndërkohë që në sondazhin e një televizioni në Shqipëri, 65 për qind e votuesve e kanë përkrahur ndërtimin e një hidrocentrali për Kosovën.

Në fillim të qershorit në Tiranë janë çelur zyrtarisht procedurat për HEC-in e Skavicës mbi lumin Drini i Zi, në juglindje të Kukesit, që do të financohet 100 për qind nga buxheti i shtetit shqiptar.