Arbëri

OBSH-ja mund të trajnojë stafin mjekësor në Kosovë për trajtimin e rasteve me COVID-19

OBSH-ja mund të trajnojë stafin mjekësor në Kosovë për trajtimin e rasteve me COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë mund të trajnojë stafin mjekësor të Kosovës për trajtimin e rasteve me COVIF-19, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në një njoftim nga MSH-ja bëhet e ditur se ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, priti sot përfaqësuesit e Zyrës Regjionale të OBSH-së, udhëhequr nga Ardita Tahirukaj dhe përfaqësuesen e Zyrës së OBSH-së për Kosovë, Isme Humolli, me të cilat diskutoi për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit për menaxhimin e COVID-19.