Arbëri

Shqipëria fiton arbitrazhin për 3 vendburimet e naftës, GBC Oil duhet të paguajë 15 milionë USD

Shqipëria fiton arbitrazhin për 3 vendburimet e naftës, GBC Oil duhet të paguajë 15 milionë USD

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit të ICC me qendër në Paris ka dhënë të enjten e javës së kaluar vendim përfundimtar në favor të shtetit shqiptar në përballjen me kompaninë koncesionare GBC OIL Company LTD.

Kompania e regjistruar në ishujt Cayman (ish-shoqëria Stream Oil& Gas) pretendonte një dëmshpërblim dhe fitim të munguar nga shteti shqiptar në vlerën e 113,372,000 USD për prishjen e marrëveshjeve që kjo shoqëri kishte me Albpetrol për vendburmet Gorisht – Kocul; Cakran-Mollaj dhe Ballsh-Hekal.