Arbëri

Monedhat e huaja zhvlerësohen në raport me lekun

Tiranë, 14 korrik - Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku vijoj të forcojë pozitat në raport me monedhat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye me 124.05 lekë ose 0.01 lekë më pak se një ditë më parë.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u zhvlerësua me 0.31 lekë dhe këmbehet sot në kuotën 109.34 lekë.

Paundi britanik ka humbur 1.24 lekë nga dita e djeshme duke u këmbyer sot me 136.85 lekë.

Franga zvicerane u forcua lehtë me 0.02 lekë dhe këmbehet me 116.43 lekë/ATSH.