Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE, Vladimir Chizhov, bisedoi të hënën me përfaqësuesin special për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, bëhet ditur përmes sajtit të Misionit rus pranë BE-së.
Sipas këtij burimi, gjatë bisedës është theksuar se bazë juridike e zgjidhjes së çështjes së Kosovës është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila sipas këtij misioni vazhdon të jetë plotësisht relevante.
Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor, me theks në perspektivën e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ky mision, transmeton Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes Lajçakut dhe zyrtarit spanjoll në BE
-
Lajçaku njofton ambasadorët e BE-së për takimet e tij në Prishtinë e Beograd
-
Lajçak në Francë bisedon për dialogun Kosovë - Serbi
-
BE-ja pajtohet për emërimin e Lajçakut si përfaqësues i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi
-
Lajçaku takon Petkoviqin