Arbëri

Ish-zyrtari i lartë amerikan, avokat i Thaçit në Hagë

Ish-zyrtari i lartë amerikan, avokat i Thaçit në Hagë
 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të japë intervistë sot para prokurorit special të Dhomave të Specializuara, në Hagë. Në këtë takim, Thaçi do të mbrohet nga avokati amerikan Pierre-Richard Prosper.

Pierre-Richard Prosper, i lindur më 19 shtator 1963, është avokat amerikan, prokuror dhe ish-zyrtar i Qeverisë amerikane. Ai ka shërbyer si ambasador special për Çështje të Krimeve të Luftës nga administrata e ish-presidentit amerikan George W. Bush në periudhën 2001-2005.