Arbëri

Paralajmërohen masa shtesë, s’ka gjendje të jashtëzakonshme

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se në Kosovë do të zbatohet rigorozitet i plotë i zbatimit të masave ekzistuese dhe do të shtohen masat e reja, teksa nuk e ka përjashtuar fillimin e procedurave për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Në konferencën e shtypit, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, në të cilën ai ka bërë të ditur se nuk ka marrë pjesë presidenti Thaçi, Hoti ka treguar se janë shqyrtuar dy skenare.