Hungaria ka vendosur kufizime të reja në kufijtë e saj për të ndalur përhapjen e koronavirusit pas rritjes së rasteve të reja, ka bërë të ditur të dielën zyra e kryeministri hungarez Victor Orban.
Hungaria lehtësoi të gjitha kufizimet në maj dhe hapi kufijtë për udhëtarët nga Bashkimi Evropian dhe nga shtetet fqinje që nuk janë në BE.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNën rregullat e reja, shtetasit e Hungarisë që kthehen nga shtetet në rrezik të lartë, të listuara me ngjyrat “kuq” dhe “verdhë”, do të duhet të kalojnë nëpër kontrollet në kufi dhe t’i nënshtrohen vetizolimit 14-ditësh, edhe nëse nuk janë të infektuar.
Kjo mund të shmanget vetëm me dy teste negative për Covid-19 që nuk janë më të vjetra se 5 ditë, raportojnë agjencitë lokale të lajmeve, transmeton KOHA.
Të njëjtat rregulla shkojnë edhe për shtetet e “verdha”, por udhëtarët nga shtetet “e kuqe” nuk mund të hyjnë fare.
Shtetet si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Ukraina hyjnë në kategorinë e kuqe.
Serbia, Bullgaria, Portugalia, Romania, Rusia, Suedia dhe Britania janë në mesin e shteteve “të verdha” ndërsa udhëtimi nga Kroacia, që është destinacion i njohur veror për hungarezët, tash për tash do të jetë i lirë.