301 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, transmeton KOHA.
QKUK njofton se sipas raportit të datës 12 Korrik 2020, në klinikat e QKUK-së, ka të shtrirë 190 pacientë kurse në 7 spitalet e përgjithshme 111 pacientë.
Prej tyre, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të konfirmuar me Covid-19, 29 janë në gjendje më të rënduar nën përkujdesje të vazhdueshme intensive.
Artikuj të ngjashëm
-
Në spitalet e Kosovës po trajtohen 111 pacientë të konfirmuar me COVID-19
-
Në SHSKUK 79 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë
-
Mbi 1,000 pacientë në trajtim nga COVID-19, 73 në gjendje të rëndë
-
COVID-19: 1234 pacientë të hospitalizuar në klinikat në QKUK dhe spitalet e përgjithshme
-
702 të hospitalizuar nga COVID-19 në Kosovë, 539 në oksigjeno-terapi, 28 në gjendje të rëndë