Java në “Interaktiv” do të nisë me një analizë dhe raport special rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.
Zhvillimet e ditës për udhëtimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, drejt Hagës si i ftuar nga Prokuroria Speciale vijnë të përmbledhura në “Interaktivin” e së hënës.
Thaçi do të udhëtojë në Hagë dy javë pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale njoftoi se ndaj tij ka ngritur aktakuzë për krime lufte.
“Interaktiv” është magazina informative e pakonkurrencë në ekranet televizive në Kosovë.
“Interaktivin” mund ta ndiqni nga e hëna deri në të premten nga ora 23:00.
-
12 korrik 2020 10:20
-
Shpërndaje në: